Para dy muajsh, Kukësi fitoi Kupën e Shqipërisë dhe pikërisht në atë mbrëmje, pati një lajm të keq për skuadrën blu. Gjatë kthimit nga Elbasani, mbrojtësi Faton Xhemaili u aksidentua me makinë, duke dëmtuar krahun.
Pas 59 ditësh, 20-vjeçari është rikthyer në fushat e blerta dhe ka kryer seancën e parë stërvitore me ekipin, edhe pse i diferencuar. Xhemaili ka ende disa probleme në krah dhe duhen edhe disa ditë kohë rikuperimi.
Xhemaili është një lojtar që i mbulon thuajse të gjithë rolet e mbrojtjes dhe vetëm 20-vjeç, mund të jetë një lojtar që Duro do ta përdorë shpesh këtë sezon, si në kampionat, ashtu dhe në Kupën e Shqipërisë.