30 vite në harresë, stadiumi i Napolit ndryshon ngjyrë

Pas gati 30 vitesh, stadiumi i skuadrës së Napolit “San Paolo” ka pësuar një transformim total.  Bëhet fjalë për rinovim të stolave. Ndenjëset e kuqe që kemi parë për vite me radhë janë hequr dhe vendin e tyre e kanë marrë stola të rinj modern me ngjyrat karakteristike të Napolit, blu dhe të bardhë.

Gjithsesi ky rinovim nuk mjafton për të plotësuar kriteret e UEFA-s dhe Napoli do të vazhdojë të luajë ndeshjet e Champions League në stadiumin e Bolonjës. Presidenti Aurelio De Laurentis u shpreh se stadiumi ka nevojë për ndërhyrje në strukturë diçka kjo që s’mund të kryhet pa bashkëpunimin  me bashkinë e Napolit, institucion ky që nuk gëzon marrëdhënie të mira me numrin një të klubit napolitan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *