Liverpuli ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin e skuadrës së Trabzonsporit, Omur Abdulkadir, lajmi raportohet nga media britanike “The Daily Mirror”. Futbollisti 19-vjeçar është kthyer prej një viti në një lojtarë stabël në formacionin e skuadrës turke, dhe rrjedhimisht kjo ka sjellë interesimin e shumë klubeve evropiane.
Abdulkadir është një mesfushor shtatshkurtër me aftësi shumë të mira dribluese. I aftë të luajë në krah ose mbrapa sulmuesit, futbollisti turk shihet si një lojtar më shumë perspektivë nga ana e trajnerit të të kuqve, Jyrgen Klop.
? Reports today that #LFC interested in signing Turkish player Abdulkadir Omur for £27M. I haven’t seen him play a match before so don’t have any insights yet. I hope he is a better prospect than Emre Mor. https://t.co/Y2iIW08aNK
— Moby (@Mobyhaque1) January 5, 2019
Transferimi i talenti turk në “Anfield” pritet t’i hapë rrugë largimit të Adam Lalanës, i cili ka kërkuar të largohet si pasojë e aktivizime të pakta gjatë dy viteve të fundit.