25 milionë paundë për mesfushorin anglez, Junajtid godet sërish

Mançester Junajtid pritet të investojë shuma rekord në këtë merkato, por “djajtë e kuq” nuk po mendojnë vetëm për emra të njohur. Pas blerjes së talentit të Suonsit, Daniel Xhejms, një tjetër i ri britanik do t’u bashkohet “djajve të kuq”.

Sipas raportimeve nga medie të ndryshme në Angli, Junajtis ka arritur akordin me Njukasëll për blerjen e mesfushorit Shon Longstaf për 25 milionë paundë. 21-vjeçari ishte një nga zbulimet e këtij sezoni në Premier League.

Longstaf luajti vetëm 8 ndeshje për Njukasëll, duke mbyllur sezoni në muajin mars për shkak të një dëmtimi në gju. Fatmirësisht për të riun anglez, 8 aktivizimet mjaftuan për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Junajtid.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online