200 milionë sterlina nga dy shitje, Junajtid mbush arkat plot

Mançester Junajtid është një ndër ekipet që pritet të ndryshojë shumë në merkaton e ardhshme, pasi priten zhvillime si me lojtarët në dalje, si me ato në hyrje.

Pol Pogba është më i përfoluri për një largim, por jo vetëm. Siç raporton edhe “Daily Mail”, francezit pritet që t’i bashkohet edhe Romelu Lukaku, duke i bërë dy largime të sigurta nga “Djajtë e kuq”.


Nëse për Pogban dihet prej kohësh detinacioni, që pritet të jetë Madridi, për Lukakun situata paraqitet ndryshe. Serie A mund të jetë një destinacion, por vetëm Juventusi mund të përballojë një transferim të belgut, pasi në Mançester kërkojnë 80 milionë sterlina për të.

Thënë ndryshe, nga largimet e Pogba dhe Lukakut, Junajtid pritet të mbushë arkat me plot 200 milionë sterlina. Një shifër që do t’i japë mundësinë anglezëve të kenë akoma më shumë para për të shpenzuar në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online