13 vite pritje, Gatuzo kërkon fitoren që e barazon me Ançelotin

Milani do të luajë mbrëmjen e sotme derbin ndaj Interit, një sfidë që do të përcaktojë shumë për fatet e ekipeve në zonën Champions. Kuqezinjtë vijnë nga një moment i shkëlqyer, teksa kanë marrë plot pesë fitore radhazi në kampionat.

Pikërisht, mbrëmjen e sotme, ekipi i Gatuzos do të tentojë fitoren e gjashtë radhazi, ecuri që mungon që nga koha e Karlo Ançelotit, i cili në sezonin 2005-2006 arriti të marrë dy herë nga gjashtë fitore radhazi. Një ecuri e tillë nuk shihet prej plot 13 vitesh, teksa tashmë mbetet për t’u parë sonte se çfarë do të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *