Nojer apo Ter Shtegen? Joakim Lëv e ka të qartë zgjedhjen

Gjermania  do të nisë kualifikueset për Euro 2020 në sfidën ndaj Holandës në transfertë, teksa së fundmi trajneri Joakim Lëv bëri të ditur edhe të grumbulluarit për sfidën ndaj tulipanëve, si dhe miqësoren ndaj Serbisë.

Numri një i stolit gjerman, përveç listës, u pyet edhe për rivalitetin mes Nojer dhe Ter Shtegen. Ky i fundit po tregon një formë të shkëlqyer me Barcelonën, ndryshe nga Nojer, i cili prej kohësh nuk është më i njëjti.

Gjithsesi, Lëv, duket se e ka të qartë zgjedhjen e parë për portën. Pavarësisht formës së jashtëzakonshme që Ter Shtegen po kalon, Manuel Nojer mbetet zgjedhje e parë sipas trajnerit Lëv.

“Ter Shtegen është një portier me aftësi të jashtëzakonshme, por Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë për kombetaren gjermane”, u përgjigj shkurt Lëv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online