10 futbollistët më të paguar në planet, Barça “bën kërdinë”

Media e njohur franceze “L’EQUIPE” ka publikuar një renditje të 10 lojtarëve më të paguar në planet. Shifrat janë zbuluar nga gazetarët francezë dhe prezantohen pas taksimit, pra rroga neto. Lista mbizotërohet nga lojtarët e Barcelonës, ndërsa Serie A ka vetëm një përfaqësues, që s’ka nevojë për prezantim.

Kreun e mban Leo Mesi, i cili paguhet nga Barcelona me një shumë rekord prej 8.3 milionë eurosh në muaj, që bashkë me taksimin i kushton rreth klubit katalanas rreth 140 milionë euro në vit.

Ndjekësi i dytë është Kristiano Ronaldo. Portugezi paguhet pothuajse sa gjysma e Mesit nga Juventusi me 4.7 milionë euro në muaj, ndërsa fatura vjetore për klubin e Juventusit mbas taksave është 70 milionë euro.

Vendi i tretë i “podiumit” mbahet nga Grizman, i cili përfiton 3.3 milionë euro në muaj, ndërsa Nejmar renditet i katërti me 3.06 milionë euro.  Pesëshja e parë mbyllet me Luis Suarez që merr 2.9 milionë euro në muaj.

Gareth Bejl renditet i gjashti me 2.5 milionë euro në muaj. Pas uellsianit është Filipe Kutinjo me 2.3 milionë euro. Në vendin e  parë kemi përfaqësuesin e parë nga kampionati anglez: Aleksis Sançez. Kiliani paguhet 2.28 milionë euro në muaj nga Mançester Junajtid.

Vendi i nëntë i takon lojtarit më të ri të listës. 20-vjeçari Kilian Mbape paguhet 1.73 milionë euro në muaj, ndërsa i vendi i dhjetë dhe i fundit mbahet nga fantazisti gjerman Mesut Ozil, kontrata e të cilit me Arsenalin i garanton 1.6 milionë euro në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *