Zyrtare: Vangjel Zguro transferohet në SHBA, çfarë vlerësimi për pogradecarin!

Vangjel Zguro la Kukësin para pak kohësh dhe u mendua se do të ishte pjesë e Kamzës, por sikurse ka raportuar “SportEkspres.com” më parë, mbrojtësi i majtë ishte thjesht një i ftuar në atë darkë të klubit periferik të kryeqytetit.

Tashmë është zyrtarizuar edhe ekipi i ri i Zguro dhe është Chattanooga Red Wolves SC, klub që garon USL League One. kështu, pas Shkëlzen Gashit dhe Afrim Takut, pogradecari bëhet shqiptari i tretë që sezonin e ri do të luajë në SHBA.

Për Zguron vlerësimet janë të mëdha. “Si një mbrojtës i majtë, Vangjel është shumë teknik dhe i pëlqen të shkojë në sulm. Për një lojtar të moshës së tij, ai ka goxha eksperiencë dhe luan në disa pozicione. Krijimi i rasteve dhe loja e tij do të jenë diçka e bukur për t;u parë”, është shprehur Tim Hankinson, drejtori teknik i Chattanooga Red Wolves.

Vetë mbrojtësi është shprehur: “Jam i lumtur t’i bashkohem Chattanooga Red Wolves SC. Qyteti i Chattanooga është i bukur dhe unë e di që kam marrë vendimin e duhur për të firmosur me Ujqërit e Kuq. Dëshiroj të falënderoj stafin e trajnerëve që më dha këtë mundësi. Mezi po pres të nis stërvitje”.

Zguro në Shqipëri e ka nisur karrierën te Pogradeci, për të provuar në Kategorinë e Parë edhe një eksperiencë te Butrinti. Në Superiore ka debutuar me Korabin dhe më pas kaloi te Luftëtari. Kamza dhe Kukësi janë skuadrat e tjera në elitë më të cilat është aktivizuar futbollisti polivalent, i cili tashmë do të provojë eksperiencën e parë jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *