Zyrtare | Prishtina shton konkurrencën, firmos ish-portieri i Kukësit

0

Prishtina ka lënë pas krahëve eliminimin nga eliminatoret e Champions League dhe ka filluar të prezantojë përforcimet për sezonin e ardhshëm. Afrimi më i fundit i kryeqytetasve është portieri Eglant Haxho, i cili vitin e kaluar u aktivizua me skuadrën e Llapit.

“Gardiani” 30-vjeçar do kompletojë repartin e portës te Prishtina, ku do i duhet të konkurrojë me Visar Bekajn. Haxho ka pasur eksperienca me shumë skuadra në Shqipëri, si Kukësi, Tërbuni, Partizani, Butrinti, Bylis, Kamza, Apolonia dhe Tomori.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.