Zgjohet Kastrioti, emra të rëndësishëm në horizont

0

Krejt papritur, Kastrioti del nga letargjia dhe përgatitet për rindërtimin e skuadrës, që pritet të jetë shumë cilësore.

“Sport Ekspres” mëson se të mërkurën pritet grumbullimi i parë i skuadrës për sezonin e ri, ku do të prezantohet edhe trajneri.

Kandidatë për trajner janë Artan Mërgjyshi e Matko Djarmati, i pari trajner i njohur dhe i dyti ish-futbollist kroat me shumë eksperiencë në Superiore.

Për sa u përket lojtarëve të rinj, priten emra si portieri Klajdi Kuka, mbrojtësi Klodian Semina dhe emra të tjerë të njohur si Sokol Mziu dhe “ish”-ët Erlind Korreshi e Abaz Karakaci.

Me sa duket, në Krujë nuk duan më vuajtje si sezonin e shkuar dhe do të investohet për një skuadër serioze e me ambicie. Duhet theksuar se Kastrioti është skuadra e parë që cakton një datë grumbullimi, ndërsa gjithë ekipet e tjera në Kategorinë e Parë janë pushim, përveç Tiranës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image