Në Prilep na masakruan, FSHF reago tani!

0

Sfida kundër fqinjëve, që mbyll eliminatoret e Botërorit 2018 dhe, në rastin e ndonjë mrekullie, mund të vendosë edhe fatin kuqezi, do të luhet në stadiumin e qytetit të Strumicas, për arsye sigurie

Anton Cicani

Ndeshja kualifikuese e Botërorit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë më 5 shtator do të luhet në Strumica, siç raporton gazeta ” Makedonski Sport”. Sipas të përditshmes maqedonase, UEFA pranoi kërkesën e bërë nga FFM, duke aprovuar zhvillimin e ndeshjes kualifikuese në Strumica, që është qyteti më i largët lindor nga Shqipëria dhe ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë. Kontrollet e kryera nga inspektorët e UEFA-s kanë rezultuar pozitive dhe fusha, siguria e ambientet e brendshme janë brenda normave, siç u pa edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë, një muaj më parë. Gjithashtu, të enjten që kaloi në stadiumin “Mladost” luajti edhe Shkëndija e Tetovës, që fitoi 3-0 përballë Daçias në turin e parë kualifikues të Europa League. Vendimi shihet më tepër si një mënyrë për të penalizuar tifozët shqiptarë, pasi nëse ndeshja do të luhej normalisht në Shkup, me siguri që stadiumi do të mbushej me ngjyrat kuqezi. Edhe vetë kombëtarja maqedonase do të qëndrojë në Shkup dhe vetëm një ditë para ndeshjes do të spostohet në Strumica, për një seancë stërvitore.

Sqarimi – Por, po ditën e djeshme ka ardhur sqarimi i federatës shqiptare të futbollit, e cila ka dalë në një komunikatë për shtyp. “FSHF ka ndjekur me shumë prioritet edhe çështjen e vend-zhvillimit të ndeshjes zyrtare eliminatore në Maqedoni në shtator, duke realizuar edhe korrespondencën e duhur dhe të menjëhershme zyrtare me UEFA-n. Nisur nga specifika e ndeshjes, por edhe nga praktika e zakonshme për informacionin e duhur disa muaj para, për vendin e zhvillimit të ndeshjes, FSHF i është drejtuar vetë homologëve maqedonas në fillim të muajit qershor në lidhje me vendin e zhvillimit të ndeshjes. Përpos kësaj,nisur edhe nga rrethanat e një ndeshje delikate UEFA ngriti një grup inspektimi të sajin për të parë edhe stadiumin e Strumicas, një impiant që nuk përputhet aspak për standardet ndërkombëtare të zhvillimit të ndeshjes eliminatore zyrtare.

Në konfirmimin e tyre të mëvonshëm, si dhe pas inspektimit të grupit të punës, UEFA vendosi që për arsye sigurie ndeshja zyrtare eliminatore e shtatorit MAQEDONI-SHQIPËRI të luhet në stadiumin e Strumicas, dhe jo në Shkup, pasi në argumentin e tyre, ata kishin më shumë primare garancinë e sigurisë për tifozët, gjë për të cilën ishin më shumë të sigurt në Strumica, se sa në Shkup, në stadiumin “Filipi i 2-të. Dhe për këtë ajo ka marrë garancitë përkatëse.  FSHF ndërkaq i është drejtuar vetëm para pak ditësh Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, për këtë shqetësim, më pas edhe Drejtorisë për Sigurinë e Stadiumeve në UEFA, ku i përcolli edhe shqetësimin në lidhje me këtë vendim, për zhvillimin e ndeshjes, në një impiant ku nuk i plotëson standardet ndërkombëtare, por që sipas korrespondencës, dhe pas inspektimit u vendos që për arsye sigurie të luhet atje”, shkruan në komunikatë FSHF.

Vetëm 700 vende për shqiptarët!

Qyteti Strumicës ndodhet në pjesën juglindore në Maqedoni. Në Strumicë ka rreth 60.000 banorë. Strumica është qendra administrative e Komunës me të njëjtin emër. Strumica prezanton një qendër kulturore, politike, ekonomike dhe tregtare për rajonin juglindor të Maqedonisë. Emrin e Strumicës është sipas lumit me të njëjtin emër, Strumica e cila kalon në afërsi të shtetit maqedonas. Por, pse është zgjedhur stadiumi “Mladost” që nuk i plotëson kushtet? E thjeshtë, sepse kështu shqiptarët do të kishin vetëm afro 700 vende në dispozicion. Sakaq, Federata Maqedonase, së bashku me klubin Bellasica dhe Komunën e Strumicës kanë bërë një projekt të përbashkët për rikonstruksionin e tij, e nëse realizohet në kohë atëherë planet e maqedonasve për ta larguar sa më larg ndeshjen me Shqipërinë do të realizoheshin me sukses.

Rasti “Prilep” dhe koret raciste

Federata Shqiptare e Futbollit është e shqetësuar me faktin që sfida ndaj Maqedonisë do të luhet në një qytet, Strumica, por ky mund të jetë një rast që përsëritet, nisur nga precedenti i famshëm “Prilep”. Ishte viti 2011 dhe po luyhej sfida miqësore Maqedoni-Shqipëri. Në stadium ka pasur tifozë mjaftueshëm, duke parë rëndësinë e ndeshjes. Ajo që ra në sy ishin koret anti-shqiptare të tifozerisë maqedonase. Gjatë gjithë 90 minutave, maqedonasit thërrisnin në kor kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Numri i tifozëve kuq e zinj në stadiumin e Manastirit ishin pothuajse inekzistente. Pikërisht grupimi famëkeq “Majmuni” ishte edhe ai që shkaktoi trazira dhe arriti deri sa të këndonte koret e turpshme “Vdekje Shqiptarit”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.