Zërat mbi Mbape, Leonardo i vë vulën me këto fjalë!

0

Drejtori sportiv  i PSG, braziliani Leonardo, ka folur së fundmi mbi rolin e sulmuesit Kilian Mbape te skuadra franceze.  I pyetur nga mediat, ai shprehet: “Mbape është shumë i rëndësishëm për klubin, nuk ka diskutim rreth kësaj. Të hënën, ai erdhi në stërvitje i vetëvendosur dhe i  buzëqeshur.

Si gjithmonë. Ai është karizmatik dhe njerëzit e duan shumë. Është shumë e rëndësishme që në ekip të kesh një lojtar të ri e pozitiv si ai. Ai ka shumë kualitet, ka gjithçka”. Kështu, Leonardo na bën të kuptojmë, se lojtari francez dhe PSG mund të kenë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

Kujtojmë se kontrata e kampionit të botës me ekipin francez përfundon në vitin 2022. Për një lojtar si Mbape, i lakuar nga ekipet më të mëdha europiane, është gjithmonë mirë të kesh garanci për të ardhmen e tij ne ekip. Reali është klubi që e do më së shumti, ndërkohë që edhe vetë lojtari shpesh ka lëshuar sinjale që dëshiron të provojë një eksperiencë të re.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.