Ze Maria: Surprizat në futboll i kam provuar në kurrizin tim

0

“Kujtoni 1996-ën dhe Brazilin në Olimpiadë”. Ky ishte mesazhi i Ze Marias, trajnerit të Tiranës 24 orë para sfidës që bardheblutë luajnë me Makabi Tel-Avivin. Në konferencën për shtyp para izraelitëve, trajneri ka vlerësuar kundërshtarin, por nga ana tjetër ka bërë me dije se djemtë e tij të rinj, nuk do të bëjnë shaka në fushën e lojës dhe ai ka besimin maksimal tek ata. Në fillim të fjalës së tij trajneri i ri i Tiranës pranoi se ka shumë pak në drejtimin e skuadrës.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kjo mbetet për t’u zbuluar. Kam vetëm një javë me ekipin. Ne besojmë se mund të bëjmë diçka këtu në Izrael dhe ta luajmë gjithçka në Tiranë. Kemi ardhur të provojmë shanset tona. E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, pasi u shortuam me kundërshtarin më të fortë të mundshëm. Nuk e kam përgatitur ekipin të luajë në mbrojtje, pasi është shumë e thjeshtë që ta besh atë gjë. Do të tentojmë të bëjmë surprizën dhe jam i bindur që lojtarët e rinj që kam në dispozicion, do të japin maksimumin për të treguar se sa vlejnë dhe pasur një mundësi për të luajtur në ligat e mëdha europiane. Surprizat në futboll ekzistojnë. Në vitin 1996 kam qenë pjesë e skuadrës olimpike të Brazilit, me lojtarë si Ronaldo dhe Romario, por në gjysmëfinale na mundi Nigeria, ku askush nuk e mendonte”, është shprehur në fillim Ze Maria.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here