Daja kërkon respekt maksimal: Superioriteti duhet treguar me vepra

Trajneri i ekipit korçar, Ilir Daja, ka dalë sot në një konferencë shtypi dhe ka folur për grupin që ka në dispozicion, turin e parë të Europa League dhe për pritshmëritë.

– Daja, jeni gati për ndeshjen e sotme me San Julian?

– Po, jemi gati. Luajmë me një pjesë të mirë të futbollistëve, të cilët mbyllën kampionatin e fundit dhe them se kemi ritmin e duhur, pas fazës përgatitore në Slloveni. Grupi është në gjendje të mirë dhe presim një start pozitiv të ndeshjeve europiane.

– Sa informacion keni për kundërshtarin nga Andorra?

– Kjo pjesë është e vështirë për ne. Nuk kemi informacion për ekipin kundërshtar dhe do të mundohemi ta marrim gjatë lojës. Ne sigurisht që do t’i imponojmë lojën tonë kundërshtarit, duke e studiuar lojën e tij.

– Gjithsesi, shanset e kualifikimit i keni të mëdha, apo jo?

– Nëse e respektojmë kundërshtarin maksimalisht dhe tregojmë në fushë atë që kemi treguar në fazën e katërt, kualifikimi do të jeni i yni. Në futboll gjithmonë më e rëndësishme është ajo që ekipi prodhon në fushë dhe ne i kemi mundësitë të bëjmë një ndeshje të mirë, e kemi edhe eksperiencën. Kemi grupin të plotë dhe jemi të favorizuar, por duhet të kemi përqendrimin maksimal.

– Pavarësisht fazës përgatitore dhe merkatos, Skënderbeu është thuajse i njëjtë me atë të sezonit të fundit…

– Do të jetë thuajse formacioni, që mbylli kampionatin, pasi lojtarët e afruar nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përshtatur me ekipin. Sigurisht, kualiteti i tyre është i padiskutueshëm. Përqindja më e madhe e formacionit, pa përmendur emra të veçantë, do të jetë me lojtarët sezonit të kaluar.

– Që nga presidenti Takaj e deri te tifozët kërkojnë një Skënderbe, që të shkojë larg. Ju si mendoni, deri ku mund të shkojë ky ekip?

– Ky ekip ka eksperiencën e vet, ka një rrugëtim të mirë në kompeticionet europiane, por duhet t’i shikojmë gjërat hap pas hapi, në mënyrë që të ecim sa më larg të jetë e mundur.

– Nga lojtarët e ardhur në merkato, sa mund të jenë në fushë që në ndeshjen e parë?

– Çdo trajner ka filozofinë e vet për mënyrën si e rreshton ekipin në fushë. Çdo lojtar më pas do kohën e vet të ambientimit, në mënyrë që të bëhet instrument funksional i ekipit. Nuk mund të them se këta lojtarë nuk më bindin, sepse për ta kam dhënë mendimin tim, por duhet koha e nevojshme që ata të jenë pjesë e unifikuar e Skënderbeut. Për më tepër, sistemi ndeshjeve me eliminim nuk të lejon të bësh gabime, sepse e gjen veten menjëherë jashtë. Kështu, zgjedhjet për formacionin duhet të jenë të kujdesshme, sepse të gjithë lojtarët duhet të hyjnë në ekuilibrat e ekipit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online