Konti mezi pret Milanin: Ëndërr që do të përmbushej!

0

 

Mbrojtësi i Atalantës dhe i kombëtares italiane U-21 Andrea Konti e ka shfaqur hapur dëshirën e tij për t’iu bashkuar Milanit në sezonin e ri. Konti është kthyer në Itali pas eliminimit në gjysmëfinalet e kampionatit evropian U-21 përballë Spanjës dhe duket se tani do të merret më shumë me të ardhmen e tij, që pritet të jetë tek Milani.

Me të mbërritur në Bergamo, mbrojtësi i djathtë ka nënvizuar se tranmsfëerimi tek Milani do të ishte një ëndërr e mishëruar. Ndërkohë, Konti ka folur edhe për Donarumën, teksa ai shpreson që potieri të qëndrojë. “Shpresoj që të jetë edhe ai te Milani me mua. Më vjen keq për kaosin që është krijuar përreth tij. Është një djalë 18-vjeçar dhe nuk meriton kaq fjalë të këqija”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.