Ze Maria duhet të presë, ja kur kthehet Ngo

0

Tirana ende nuk e ka mbyllur merkaton. Një sulmues Ze Maria e pret, por e ka shprehur se deri në janar do bënte si do bënte edhe me grupin që ka në dispozicion. Problemi është Majkëll Ngo. Sulmuesi anglez nuk kthehet para tetorit.

Momentalisht shtatlarti vijon përgatitjet i diferencuar, ndërkohë që me zor po pret të jetë në fushë pas operimit të bërë në gju. Deri atëherë stafi teknik do të bazohet te grupi që ka në dispozicion dhe Junus Sentamu do të jetë ai që do të bëjë sulmuesin kryesor.

Gjithsesi gjatë kësaj periudhe do tentohet edhe një lëvizje e fundit, që mund të gëzojë trajnerin Ze Maria. Problemi është se tregu jep pak mundësi në këto momente, ndaj me shumë mundësi duhet pritur për një sulmues goli të paktën deri në janar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.