Pike: I kam thënë Luis Enrikes se e kam marrë vendimin tim

Zherard Pike është i vendosur dhe nuk do të rikthehet më në Kombëtaren e Spanjës. Diçka të tillë ai e ka përsëritur edhe në konferencën para Superkupës së Spanjës, teksa ka theksuar se ai ka komunikuar me trajnerin e ri të Spanjës dhe pavarësisht raporteve të mira që ka me të ai i ka theksuar se ja ka bërë të qartë vendimin e marrë.

Më pas mbrojtësi është rikthyer të komentojë Seviljan, kundërshtarin e radhës në Superkupë. Pike ka vlerësim maksimal për ndeshjen e radhës dhe beson se nuk do të jetë e lehtë ndaj një prej skuadrave që ai e njeh mjaft mirë.

“Sevilja mund të jetë skuadra që unë kam luajtur më shumë kundër saj, që kur kam ardhur tek Barcelona. Është një ekip shumë konkurrues. Pak rëndësi ka se sa kemi ndryshuar. Kushtet ndryshojnë, por ne do të përshtatemi dhe synojmë që ta fitojmë këtë ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online