“Zbutet” Pogba, tifozët e Junajtid marrin frymë lirisht

0

Pol Pogba është kthyer në vëmendjen e të gjithë tifozëvë të Mançester Junajtid. Pak javë më parë mesfushori deklaroi që e tundonte ideja e një aventura të re, ndërsa agjenti Mino Raiola i hodhi benzinë zjarrit e thënë hapur se po punon për të gjetur një skuadër të re për lojtarin e tij.

Së fundmi mediet franceze kishin paralajmëruar se lojtari kishte ndërmend të mos i bindej urdhrit të klubit për t’iu bashkangjitur skuadrës në fillimet e fazës përgatitore në Australi. Taktikë kjo që fatkeqësisht përdoret shpesh nga futbollistët për të detyruar klubet t’i shesin.

Megjithatë, Pogba nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Media britanike “The Times” raporton se francezi i ka dhënë fund pushimeve në SHBA dhe ka marrë avionin për Australi ku do do t’i vihet nën urdhrat e Ole Gunar Solskjaer.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.