Tomas Tuhel është favoriti i madh për të marrë drejtimin e Bajernit pas largimit të Jup Hajnkesit në qershor. Mediet gjermane, me në krye revistat “Kicker” dhe “Sport Bild”, shprehen të sigurta për këtë lajm dhe duket se informacioni vjen nga njerëz pranë Don Jupit, sepse të dyja theksojnë faktin se 72-vjeçari është në dijeni për këtë plan të drejtuesve bavarezë.

44-vjeçari ka treguar se ka aftësi në dy aventurat e tij të mëparshme, Mainc dhe Borusia Dortmund. Ai është trajner i lojës së bukur. Deri tani ai ka drejtuar në 290 ndeshje dhe duket se 300-shen do ta arrijë në “Allianz Arena”.

Emrat e përmendur bashkë në medie janë edhe Jyrgen Klop dhe Julian Nagelsman, por ata aktualisht janë me kontrata (i pari te Liverpuli, i dyti te Hofenhajmi) dhe Bajerni beson te Tuhel. Ai qe alternativa e parë e bavarezëve pas largimit të Karlo Ançelotit, por dyshja Hënes-Rumenige e pa të arsyeshme të mos bënte ndryshime të mëdha që në tetor, por ta shtynte ardhjen e një trajneri të ri dhe revolucionar për në sezonin e ri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image