Xherard i lumtur për Grezdën: Tani është gati!

Eros Grezda është bashkuar menjëherë me skuadrën e tij pas dy ndeshjeve të Kombëtares. Tek Rejnxhërs duket se e ka pritur mjaft mirë trajneri Stivën Xherard, i cili është mjaft i lumtur që do ta ketë të gatshëm lojtarin kuqezi për ndeshjen e radhës, diçka që e ka përmendur edhe në konferencën për shtyp që ka mbajtur.

“Grezda është në gjendje të mirë dhe gati për ndeshjen e kësaj jave”. Duket se ka ardhur mundësia që ta shohim sulmuesin anësor nga minuta e parë, pasi deri më tani nuk ka mundur që të gjejë hapësira.

Aktivizimi me Kombëtaren ka qenë në të mirë të lojtarit që tani gradualisht po arrin formën optimale. Kjo gjë pa diskutim i ka pëlqyer dhe teknikut të gjigantëve skocez, i cili ka një “armë” më shumë në arsenalin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *