Vllaznia merr pikë të artë, sa shumë gabon Luftëtari!

Ndeshja e fundit e javës së 21-të në Superiore nuk prodhoi asnjë gol, por pati emocione pa fund. Luftëtari e Vllaznia barazuan 0-0 në Gjirokastër, në një ndeshje ku vetëm goli mungoi.

Mes shiut të dendur, që e vështirësoi jo pak qarkullimin e topit, Luftëtari u mundua të merrte fitoren që do të afronte Europën, por nuk qe e thënë.

Herë Alen Sherri, herë mbrojtja shkodrane e sidomos gabimet e sulmuesve të Luftëtarit, bënë që goli të mos dilte.

Jo se Vllaznia ndenji duarkryq, sepse shkodranët luajtën një ndeshje mjaft të mirë, dhanë gjithçka dhe në fund me Sukajn apo Ribajn patën edhe rastin të merrnin fitoren.

Megjithatë, 10 minutat e para të pjesës së dytë duhet të shqetësojnë shumë Ernest Gjokën, pasi Luftëtari mund të kishte shënuar 3-4 gola. Gaboi shumë sidomos Abazaj, ndoshta sulmuesi nuk është shumë i qetë në këtë moment, pa harruare dhe terrenin e rënduar nga shiu.

LUFTËTARI – VLLAZNIA           0-0

Luftëtari: Ruçi; Xhekson, Demo, Rrapa, Liçaj; Marko Aurelio, Ramadani, Rapo (Lamçja 81′); Bregu, Abazaj, Shkurtaj

Vllaznia: Sherri; Mersini, Malota, Berisha, Gocaj; Krymi (Tafili 65′), Orelesi, Vucaj; Lika (Ribaj 81′), Çinari (Kalaja 75′), Sukaj.

Kartonë të verdhë: Berisha 21′

Gjyqtar: Ardian Beqiri, Egin Doda, Denis Rexha, Orlando Kuka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *