Bylisi përfiton nga gabimi i Tiranës, triumf dramatik në moçalin e Kuçovës

Tirana barazoi dje në Fier, Bylisi përfitoi sot në Kuçovë, duke fituar 2-1 me Naftëtarin. Një fitore shumë e vuajtur, e ardhur në minutën e 95-të, në një ndeshje të luajtur në kushte të mjera. Një fushë e kthyer në moçal, ku të gjeje bar ishte si të gjeje flori, ndaj ishte e pamundur të luhej futboll i vërtetë.

Naftëtari shënoi që në fillim me Samet Gjokën dhe nisi të ëndërronte, sepse mbijetesa është ende plotësisht e arritshme, por në pjesën e dytë me shumë vuajtje Bylisi barazoi me Shoshën në minutën e 72-të dhe në minutën e 95-të Semiao Granado shënoi një gol të artë.

Vetëm 2 pikë poshtë Tiranës, një në play-off, ndaj Bylisi tashmë shpreson te Superiorja!

Ndërkaq, Dinamo ka mundur 2-1 Tërbunin, në një finale të vogël, me Erxhan Muçën që shënoi 2 herë në pjesën e parë dhe blutë tashmë ngjiten në vendin e katërt.

Fitore e bukur edhe për Vllazninë B, që ka mundur 1-0 Erzenin me golin e Ari Djepaxhisë. 19 pikë për shkodranët, që ngjiten në vendin e shtatë, por faza play-out është e paevitueshme.

KATEGORIA E PARË

GRUPI A

Dinamo – Tërbuni          2-1

Shënues: Muça 5′, 44′ / Hasaj 49′

Vllaznia B – Erzeni        1-0

Shënues: Djepaxhia 67′

GRUPI A

Naftëtari – Bylis            1-2

Shënues: Samet Gjoka 5′ / Shosha 72′, Semiao Granado 90’+5

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online