Viktima e radhës për Murinjon, Mkitarjan del i tepërt

0

Zhoze Murinjo është trajneri ideal, deri në momentin kur i mbetet qejfi me një lojtar.

Inatin e tij po e provon edhe armeni Henrih Mkitarjan, i cili prej nëntorit është zhdukur nga formacioni.

Një lojtar më talent të jashtëzakonshëm, Mkitarjan është një futbollist që ka luhatje në lojën e vet dhe shpesh duket sikur nuk vrapon sa duhet. Ndoshta kjo ka zemëruar Murinjon, u cili prej 8 ndeshjesh e ka nxjerrë të tepërt, duke e aktivizuar vetëm një herë nga stoli.

Dje Mkitarjan nuk ishte as në stol dhe Murinjo tha: “Kisha dy mbrojtës, një mesfushor qendre, një anësor dhe dy sulmues. Ata e meritonin më shumë se Mkitarjan të ishin në stol”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.