VIDEO | Why always me? Baloteli dhuron “show” me golin dhe festimin

0

Mario Baloteli njihet si një nga futbollistët me karakterin më të veçantë. Pak momente më parë, italiani shënoi në ndeshjen përballë Sant Eitenit, duke i dhënë avantazhit Marsejës së tij. Goli ishte fantastik, me sulmuesin, që çoi topin në rrjetë pas një gjysmë roveshate.

Pa i hequr meritat mënyrës së shënimit, festimi i golit ishte ai që vodhi vëmendjen e të gjithëve. Baloteli sapo shënon, merr menjëherë një telefon dhe bën një video selfie me shokët e ekipit. Por asgjë nuk mbaron këtu, pasi 29-vjeçari e ka postuar menjëherë në llogarinë e tij në Instagram.


Një nga gjestet më të veçanta të sulmuesit, i cili si gjithmonë, jep “show” brenda edhe jashtë fushe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.