(VIDEO) Shapekoense “prek” zemrat e “Camp Nou”-t!

0

Barcelona ka fituar trofeun e përvitshëm “Gamper”, me një rezultat të thellë 5-0, me golat e Deulofeu, Serzhi Buskets, Mesi, Luis Suarez dhe Denis, por ajo që emocionon publikon është paraqitja e Shapekoenses, skuadra e lindur nga rrënojat dhe legjenda e një prej tragjedive më të mëdha të futbollit, bashkë me Junajtidin dhe Torinon, shumë vite më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=89YwkYD3LuU

Në fushë, të mbijetuarit janë vetëm tri dhe përpara takimit luten për shpirtrat e ish shokëve të ekipit, që humbën jetën një vit më parë, në atë transfertë për Kupën Libertadores, teksa po udhëtonin drejt Kolumbisë.Në atë tragjedi humbën jetën 77 persona, teksa mbijetuan vetëm 6, mes të cilëve Helio Neto, Folman dhe Rushel, që dje ishin në “Camp Nou”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.