Shqiptari e futi në kurth, ish-portieri “padit” federatën italiane!

Federata italiane e futbollit duhet të shlyejë dëmin financiar dhe të imazhit të pësuar nga Alberto Fontana, ish-portieri i Novarës, në fillim i paditur më pas i skualifikuar sa i përket çështjes së “basteve të paligjshme”, duke qenë se më pas është shfajësuar nga të gjitha akuzat. Ish numri “1” i axurrëve dhe Torinos ka prezantuar apelin në TAR të Lacios (Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv) për dëmet e pësuara dhe gjykata administrative e Romës e ka pranuar. Ngjarja ka të bëjë me vitin 2010 dhe i referohet një ndeshje e Kupës së Italisë, Kievo-Novara, e luajtur më 30 nëntor.

Padia ndaj Fontanës lindi nga një deklaratë e një futbollisti të një tjetër ekipi, jo i pranishëm në ndeshje, që i tregoi prokurorëve të Kremonës se kishte dëgjuar se sllavët kishin ofruar 150 mijë euro lojtarëve axurrë për të humbur. Në vijim, dëshmia ndryshonte dhe thuhej se 150 mijë eurot i ishin dhënë një futbollisti shqiptar, Shalës, në një hotel, duke e ndarë ky i fundit me Fontanën. Ishte thjesht një dëshmi e bazuar “me të thënë” dhe pa prova. Federata e skualifikoi për tre vjet e gjashtë muaj. Tashmë që e vërteta ka dalë, Fontana rikthehet i pastër dhe pret dëmshpërblimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online