VIDEO | “Përbindëshi” Durant barazon rekorde, Warriors në gjysmëfinale

Golden State Warriors ka zgjidhur çështjen e kualifikimit, pasi ka triumfuar në ndeshjen e gjashtë të serie play-off. Kampionët në fuqi mposhtën me rezultatin 110-129 Los Angeles Clippers dhe kalojnë në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes. Kundërshtari për ta do të jetë Houston Rockets.

Kevin Durant u tregua një përbindësh në parket, teksa arriti të shënojë plot 50 pikë (rekord personal). Ai bëhet i gjashti basketbollist që arrin të shënojë 45+ pikë në dy ndeshje radhazi në fazën play-off. Më parë e kanë bërë diçka të tillë Kobe Bryant, Michael Jordan (tre herë), Jerry West, Bernard King dhe Russell Westbrook.

Durant, veç 50 pikëve, shërbeu pesë herë për shokët e skuadrës si dhe regjistroi 6 rebound. Një tjetër rekord për Durant ishte numri i pikëve në dy periodat e para. Basketbollisti i kampionëve në fuqi arriti të shënonte 38 pikë dhe bëhet i dyti që ia del ta bëjë diçka të tillë, pas Charles Barkley  në vitin 1994.

Stephen Curry (26 pikë, 6 asiste, 6 rebound) ishte gjithashtu në lartësinë e duhur, ndërkohë që një paraqitje të mirë bëri edhe Draymond Green. Ky i fundit regjistroi “triple-double”: 16 pikë, 10 asiste, 14 rebound. Draymond Green dhe Shai Gilgeous-Alexander shënuan respektivisht 29 dhe 22 pikë për Clippers, që e mbyllin këtu sezonin në NBA.

NBA | Serie Play-Off (Raundi i parë)
Los Angeles Clippers-Golden State Wariors 110-129 (2-4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *