VIDEO | “No Neymar No Problem”, Brazili shkërmoq Hondurasin

0

Brazili ka argëtuar të pranishmit në Porto Alegre me një fitore spektakolare me shifrat 7 – 0 ndaj Hondurasit në një takim miqësor. Mungesa e të dëmtuarit Nejmar nuk u ndje në këtë ndeshje me Brazilin që dhuroi spektakël nga minuta e parë në të fundit.

Ky ishte takimi i fundit miqësor i  Seleçaos para turneut “Copa America”, që do të fillojë më datë 15 qershor. Trofeu është detyrim për skuadrën e Tites, pasi ky turne këtë vit zhvillohet në Brazil.

BRAZIL 7 – 0 Honduras
Shënues: Zhezuz 6’, 47’, Silva 13’, Kutinjo 37’ (pen), Neres 56’, Firmino 65’, Riçarlison 70’

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.