VIDEO | Misteriozi i talentuar me bluzën e Dibala, juventini kërkon ta gjejë!

Futbolli është sporti më masiv dhe më i ndjekur nëpër botë dhe të tillë janë dhe futbollistët e famshëm. Ata janë idhuj për shumë të rinj dhe të vegjël. Nuk mund të jetë ndryshe për Paulo Dibala, i cili është një nga yjet e ekipit të Juventusit.

Argjentinasi është idhulli i një djaloshi, i cili shfaqet në një video që po qarkullon në internet. Fëmija mban veshur bluzën e Dibala dhe e godet topin në mënyrë fantastike. Objektivi është futja e topit në një dritare të vogël dhe të ngushtë, por djaloshi arrin ta bëjë këtë gjë lehtësisht.

Një gjë e tillë ka tërhequr vëmendjen e 24-vjeçarit juventin, i cili ka postuar në rrjetet sociale, duke komentuar: “Më ndihmoni dot ta gjej kush është?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *