VIDEO | Luftëtari harron krizën, Partizani shpallet kampion dimri

Ndeshje e çmendur ne Korçë. me Luftëtarin që ka mundur Skënderbeun me rezultatin 3-2. Nuk i mjafton Bregu me dy golat e tij korçarëve, Luftëtari triumfon me një 11-metërsh që lë shumë vend për diskutim, por pa dyshim që bluzinjtë kanë zhvilluar një ndeshje fantastike në stadiumin Skënderbeu. Buzëqesh Partizani, që feston titullin kampion dimri që ditën e sotme.

Që në minuta e para, skuadrat treguan dëshirë për të vënë në provë portierët kundërshtar. Takimi nisi mirë për vendasit, me Bregun, i cili gjeti golin i ndihmuar dhe nga një devijim i një prej lojtarëve të gjirokastritëve. Zgjat shumë pak festa e vendasve, pasi mendon për t’u ngirë buzëqeshjen Demo, i cili me një tentativë nga distanca arrin të mposhtë Teqen.

Ishte festivali i golave, pasi pak minuta më vonë është Radas, i cili në tentativë për të larguar topin, e çon në fundin  rrjetës së tij. Përmbysje e çmendur nga bluzinjtë, të cilët i gëzohen avantazhit. Ishte dita e Devi Bregut, i cili mendoi për t’i ngritur pak temperaturat në Korçë, pasi ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke shënuar dhe golin e katërt në këtë ndeshje dhe të dytin personal.

Ndeshje emocionuese dhe me raste të pastra nga të dyja ekipet. Demte mund të kishte shënuar dhe golin e tretë për vendasit, por pasi kaloi disa lojtarë kundërshtar, nuk arriti të mposhte dot Ruçin.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me skuadrat që luanin hapur dhe menduan që të dhurojnë spektakël për tifozët. Pas shumë rastesh, nga të dyja ekipet. U desh minuta e 85-të që të regjistrohej dhe momenti më delikat i ndeshjes, me Ymerajn që u ndal nga Sambou dhe gjyqtari menjëherë akordoi një 11-metërsh. Një rast i diskutueshëm. Shkurtaj nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe realizon edhe golin e tretë për skuadrën e tij.

Luftëtari lë disi pas krizën, por sërish problematikat e pagave janë aty. Skënderbeu thyhet në shtëpi dhe tregon se nuk është më ajo skuadra e frikshme që jemi mësuar të shohim në vitet e fundit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 17

E diel, më 16 dhjetor, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU 2-3 LUFTËTARI
Shënues: Bregu 10′, 25’/ Demo 12′, Radas 18′ (autogol), Shkurtaj 85′ (11-metërsh)

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Sambou, Aliti, Lulaj, Muzaka (Abazi 76′), Demte (Guxh 44′), Fili, Bregu, Guindo. Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Ajzeraj, Ziko, Gripshi, Oto Xhon.

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rroca, Demo, Milosavljev (Ymeraj 57′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Shumeli, Açka, Radoviç, Rapo, Kukaj, Dunga.

Kartonë të verdhë: Bregu 57′, Radas 57′, Sambou 84’/ Ruçi 41′

Gjyqtarë: Hermal Llapra, Renato Malaj, Nuri Rrapaj, Olsid Ferataj.
Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Myrteza Allkja.

DIREKT

85′ – Shkurtaj shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

 

75’ – Gripshi provon pas një pasimi të bregut, por Ruçi sërish është i pakalueshëm.

67′ – Bregu del i vetëm me Ruçin, por portieri i gjirokastritëve bëhet shpëtimtar me një pritje spektakolare. Ka pretendime për një faull të Vangjelit brenda zone në dëm të Ymerajt, por nuk ndan të njëjtin mendim gjyqtari.

65’ – Guindo provon me një goditje nga distanca, por Ruçi i vendosur mirë nuk e lejon që të gjejë rrugën e rrjetës mesfushorin e Skënderbeut. Përgjigjet menjëherë Luftëtari, me Shkurtjan i cili provon me një parabolë, por nuk tregohet i saktë sulmuesi i bluzinjve.

48’ –Gripshi avancon deri pranë fundore dhe pason në qendër te Bregu, me vlonjatin, i cili nuk godet siç duhet, ndonëse shumë pranë portës.

36’ – Demte bën “Mesin”, duke kaluar disa lojtarë të Skënderbeut, por etioptiani gabon në finalizim, me topin që u ndal nga Ruçi.

25′ – Bregu ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke lënë të shtangur portierin Ruçi dhe duke vënë ekuilibrin.

18′ – Radas e çon gabimisht topin në fundin e rrjetës së tij, pas një harkimi nga e djathta.

15’ – Aksion fantastik nga Luftëtari, por Miloslavjev nuk  finalizon siç duhet.

12’ – Demo provon me një të majtë nga jashtë zone, duke vënë ekuilibrin në Korçë.

10’ – Bregu provon  me një të djathtë nga jashtë zone, topi devijohet dhe bëhet e pamundur për Ruçin që ta ndalë goditjen.

1′ – NIS NDESHJA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *