(VIDEO) Lacios i mjafton Milinkoviç-Saviç, por humbet Imobilen!

Një gol për t’u arratisur nga vendi i pestë (Interi) dhe për të qenë më të qetë. Sepse, me fitoren ndaj Torinos, djemtë e Inzagit shkojnë 4 pikë larg zikaltërve dhe barazohen me Romën, duke e kaluar në renditje, për shkak të ndeshjeve direkte. Vendos “asi” Milinkoviç-Saviç (gol me kokë), që e kthehu ne duel personal me Sirigun. I jashtëzakonshëm, në fakt, portieri i Torinos, i cili neutralizoi një penallti të Luis Albertos, teksa më pas iu përgjigj dy herë serbit dhe, në pjesën e dytë, Kaisedos.

https://www.youtube.com/watch?v=HYxgf70_wnQ

Sakaq, vetëm Ljajiç ka qenë rasti i vetëm i rëndësishëm për vendësit. Strakosha nuk pati shumë punë, teksa mori një të verdhë për rivënie të vonuar loje, për të fituar kohë. Por, lajmi i hidhur është humbja e Imobiles, që pësoi një tërheqje gjatë një vrapimi, duke dalë mes lotëve nga fusha e blertë dhe duke çaluar. Rrezikohet të ketë mbyllur sezonin. Një humbje e madhe, nëse do të verifikohet frika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *