Plaku: Kamza ka karakter, goli në Korçë më ka shijuar më shumë

Sebino Plaku superstar. Sulmuesi i Kamzës kishte një dekadë pa shënuar kaq shumë dhe po bëhet vendimtar në garën për mbijetesë në Superiore. E nisi sezonin të Skënderbeu, me gola të rëndësishëm në Europë, por iku prej Korçës për probleme me trajnerin Ilir Daja: “Nuk dua të flas shumë për këtë temë, sepse kam kujtime shumë të mira nga Skënderbeu dhe dua të mbaj mend vetëm ato,  por historia ime është e ditur në ambientin sportiv në vend. Pas fjalëve që tha trajneri Daja për mua në verë dhe replikave që erdhën më pas, prisja nga drejtuesit e klubit që të tregoheshin më korrektë për t’i dhënë një drejtim kësaj situate. Këtë gjë nuk e bënë dhe unë kërkova të largohesha nga Skënderbeu. Zgjodha Kamzën, sepse doja një ekip ku unë mund të luaja regullisht dhe të tregoja vlerat e mia përgjatë një sezoni të plotë. Goli në Korçë këtë sezon me ka shënuar me shumë nga të gjithë”, shprehet sulmuesi, i ftuar në RTSH Sport.

Barazimi në Durrës – “Duhej të tregonim forcën e karakterit tonë. Po luanim në transfertë kundër një rivali direkt, ishim në disavantazh të dy golave dhe arritëm të përmbysnim në 3-2 në favor tonë. As vetë nuk e prisja që do të bënim një gjë të tillë, treguam forcën tonë”.

Ndreu u largua – “Ai ka meritën që ndërtoi skuadrën që në fillim të kampionatit dhe që arriti rezultate të larta në dy fazat e para. Drejtuesit e klubit, në momentin që ekipi nuk po merrte rezultatet pozitive, menduan që të bënin një ndërrim në stol, duke i dhënë më freski skuadrës, edhe pse po habiteshim me faktin se ishin po të njëjtët lojtarë të dy fazave të para dhe ekipi nuk po ecte siç duhej. Drejtuesit e klubit kishin idenë se do të hiqnin presionin nga lojtarët, duke larguar trajnerin. Rezultoi një lëvizje që solli ndryshim”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online