VIDEO | Interi në terr total, Mihajloviç i bën gropën Spaletit

0

Interi në terr total. Ekipi zikaltër, regjistron një tjetër humbje pas asaj ndaj Torinos, teksa pësojnë një disfatë brenda në “San Siro” 0-1 ndaj Bolonjës. E katërta ndeshje pa shënuar gol, nëse llogarisim dhe 90 minutat e kupës dhe tashmë trajneri Spaleti duket një hap larg shkarkimit, teksa një ish-interist si Mihajloviç i bën gropën.

Ndeshja nisi në tatëpjetë për Interin, teksa pjesa e parë u mbyll në avantazhin e miqve. Ishte Santander, i cili në minutën e 32-të shënoi pas një goditje nga këndi. Një gol, që tronditi jo pak zikaltrit, të cilët në pjesën e dytë u munduan deri në fund, për të marrë diçka nga sfida.

Pavarësisht rasteve të krijuara në fraksionin e dytë, Interi nuk arriti të konkretizonte, teksa rast që mund të veçohet është goditja e Ranokias 3 minuta përpara fundit, por që Skorupsi e ndali në mënyrë fantastike. Bolonja i bëri në mënyrë perfekte detyrat mbrojtëse dhe mori një tre pikësh me mjaft vlera pas plot 5 muajsh pa fitore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.