VIDEO | Futboll mediokër dhe kapiten i çmendur, Milani godet gjithnjë në fund

Milani vazhdon marshimin në Serie A, duke arritur fitoren e tretë radhazi dhe kjo falë një goli në aksionin e fundit të lojës. Autori ishte kapiteni Romanjoli, i cili çoi topin drejt rrjetës ashtu siç bëri dhe një javë më parë ndaj Xhenoas.

Në fushën e lojës Milani ishte dukshëm më dominues ndaj ekipit vendas. Por, rastet e krijuara nga djemtë e Gatuzos po shpërdoroheshin minut pas minute. Dëmtimi i Higuainit në pjesën e pari bëri që në fushë të futej Kastijeho.

Ndeshja kulminoi në minutën e 96-të. Në aksionin e fundit të takimit, lojtarët e Milanin dalin në kundërsulm dhe pas një sërë kombinimesh brenda zonës së rreptësisë, topi tund rrjetën pas nëj gjuajtje Romanjoli dhe nis festa… Por, sistemi “VAR” shtang kuqezinjtë për disa sekonda, me siguri të gjithë menduan më të keqen, megjithatë festa e Milanit nuk do prishej, goli ishte krejtësisht i rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *