Montpelie kalon në vend të dytë, Marseja zhytet në krizë

Montepelie po rezulton surpriza e këtij viti në kampionatin francez. Ekipi i drejtuar nga Mishel Der Zakarian ka mundur bindshëm Marsejën me rezultatin 3 – 0 dhe tani e sheh veten në vendin e dytë të tabelës së “Ligue 1”, duke lënë poshtë vetes ekipe që kanë trefishin e buxhetit të tyre, si Lion dhe të sapo mundurit e Marsejës.

Gaetan Labord ishte protagonisti i takimit. I konsideruar si i padobishëm nga Bordoja, sot shënoi një dopietë, ndërsa Lasn vulosi takimin duke tundur për herë të tretë rrjetën e Marsejës, që pëson humbjen e tretë radhazi, që natyrisht lëkund pozitat e trajnerit Rudi Garsia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online