Video + Foto/ Në Elbasan gjithçka gati

0

Skënderbeu do të presë Partizanin e Beogradit sot në orën 21:05 në “Elbasan Arena”, të vlefshme për fazën kualifikuese të grupeve të Europa League. Korçarët kërkojnë fitoren e parë në grup përballë serbëve, që ashtu si Skënderbeu ende nuk e kanë provuar shijen e fitores në dy ndeshjet e para. Skënderbeu ka treguar se gëzon një formë mjaft të mirë dhe në arenën europiane është shfaqur i barabartë me të gjithë kundërshtarët, ndaj sot në mbrëmje nga ata pritet një dhuratë e bukur, jo vetëm për tifozerinë korçare, por për gjithë Shqipërinë.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.