VIDEO | Eliminim i hidhur! Teuta bën gjithçka, por harron golat

0

Teuta fitoi 1-0 takimin e kthimit përballë Ventspils në “Niko Dovana”, por ajo humbje e para një jave në Lituani 3-0 bëri që të besuarit e Bledi Shkëmbit të eliminohet nga Europa League. Autori i vetëm i golit për Teutën ishte mesfushori Sherif Kallaku, në minutën e 47-të.

Ndeshja nisi shumë mirë për “Djemtë e Detit”, që e kërkuan golin që në sekondat e para të sfidës. Megjithatë, rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan dhe goli mungoi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë, 0-0.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me Teutën që mendoi vetëm për të sulmuar. Goli do të vinte shumë shpejt, që në minutën e 47-të. Kallaku bën gjithçka mirë brenda zonës, driblon kundërshtarët duke dhuruar spektakël dhe arrin të kalojë ekipin durrsak në avantazh. Pritej që Teuta të shënonte sërish dhe të rihapte fatet e kualifikimit, por Ventspils u mbrojt dhe u largua nga Durrësi si skuadra e kualifikuar.

Europa League, kualifikuese
“Niko Dovana”, 18 korrik 2019 (17:00)

Teuta (ALB) – Ventspils (LIT)   1-0 (0-3)
Kallaku 47′

Kartonë të verdhë: Sidibe 12’ / Monteiro 26’

EPISODET –

90’ – Mbyllet takimi në Niko Dovana. Kallaku gjen rrjetën, por Teuta eliminohet nga Europa League. Ventspils kalon në fazën tjetër, falë fitores 3-0 në fushën e tyre

82’ – Avdyli bën gjithçka mirë në hyrje të zonës, driblon kundërshtarin dhe gjuan bukur me të majtën, por e ndal portieri

47’ – Gooool Teuta. Kallaku është magjik dhe shënon një supergol. Pasi i driblon të gjithë brenda zonës, mesfushori mposht dhe portierin kundërshtar, duke i dhënë avantazhin “djemve të detit”

45’ – Mbyllet pjesa e parë, Teuta dominoi por nuk arriti te goli, ndërsa Ventspils u  tregua i rrezikshëm me anë të kundërsulmeve

40’ – Ulet disi ritmi, lufta po bëhet në mesfushë

33’ – Ventpils shumë pranë golit, Arapi iu mohon avantazhin duke larguar një top në vijën fatale. Probleme për Shkëmbin, pasi dhe Sidibe dëmtohet

22’ – Teuta dominon. Rasti i radhës shkon në kokën e Arapit, i cili me portën thuajse të boshatisur mund të shënonte, por goditja e tij shkon mbi tra.

16’ – Çfarë shansi për Teutën. Nikiç ka një rast të pastër brenda zonës, por gjuajtja e tij pritet nga portieri i Ventspils

2’ – Teuta e nis vrullshëm, të besuarit e Shkëmbit godasin shtyllën. Vijnë kërcënimet e para.

1’ – Nis takimi në Niko Dovana, Teuta hidhet në sulm

FORMACIONET

Teuta: Hidi, Beqja, Hoxha, Arapi, Kuro, Sidibe, Aleksi (Progni 57′), Kallaku, Avdyli, Nikaç, Bushiç. Trajner: B. Shkëmbi

Ventspils: Maknovski, Mshedivilli, Monteiro, Mamah, Alsenat, Villela, Kazaçoks, Osipov, Tosin, Svarups, Sergiçuk. Trajner: I. Klosovs

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.