Shkëmbi: Teutë e cunguar, vuajtëm nga gabimet e ndeshjes së parë

Teuta ka bërë maksimumin në ndeshjen e dytë eliminatore ndaj Ventspils, por nuk ka mjaftuar. Durrsakët fituan me rezultatin 1-0 në fushën e tyre, pa mundur të përmbysin humbjen 3-0 të ndeshjes së parë. Autor i golit ishte Kallaku, i cili ekzekuatoi një ”perlë”, që e shohim rrallë në vendin tonë.

Pas ndeshjes, trajneri Shkembi ka folur për RTSH Sport, ku është shprehur:

“Bëmë një lojë të mirë, eliminimi ishte si rezultat i ndeshjes së parë. Sot bëmë një lojë më të mirë, patëm disa raste për të shënuar edhe më shpejt, patëm raste edhe për të shkuar në 2-0. Për fat të keq, nuk arritëm të shënojmë. Falënderoj djemtë që dhanë maksimumin. Ishte dhe një orar i keq për të luajtur futboll”.

“Gjithmonë do të them se jam i kënaqur me lojtarët. Futbollistët e ardhur këtë merkato kanë bërë mirë dhe do të na shërbejnë gjatë sezonit. Do ishte më mirë të kualifikoheshim, por vuajtëm gabimet e ndeshjes së parë”.

“Kjo Teutë është e cunguar, shpresoj të bëjmë afrimet e duhura. Nuk besoj të ketë largime, ndoshta ndonjë largim, por largime jo. Kemi pak lojtarë, nëse largohet ndonjë, do të jetë lojtar i veçantë”, tha Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online