VIDEO | Celina “magjik”, Durmishaj ngushëllon veten me gol

Fiorin Durmishaj vijon momentin e mirë. Lojtari kuqezi ka shënuar përsëri me Panionisin, ku për fat të keq ekipi i tij është mposhtur me shifrat 3-1 nga Janina e Andi Lilës. 22-vjeçari shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 82-të dhe ky ishte goli i pestë në kampionat për lojtarin tonë, i cili vijon formën e  mirë.

Ndërkohë, Andi Lila u aktivizua për 67 minuta në këtë ndeshje. Në Danimarkë, Ylber Ramadani dhe  Arbnor Muçolli, ishin titullarë në humbjen që Vejle pësoi në fushën e Randers 2-0. Të dy lojtarët u zëvendësuan, përkatësisht Ramadani në minutën e 69-të, ndërsa Muçolli në minutën e 81-të.

Nga Anglia, Bersant Celina dhuron spektakël me Suonsin. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ishte në stol në ndeshjen ndaj Shefilld Uednesdej, ku Atdhe Nuhiu ishte titullar për 90 minuta nga ana tjetër. Gjithsesi, në minutën e 65-të Celina erdhi në fushë dhe Suonsi po humbiste me shifrat 0-1.

Vetëm tetë minuta i mjaftuan 22-vjeçarit për të treguar vlerat e tij, teksa fillimisht shënoi në minutën e 72-të dhe vetëm një minutë më pas dhuroi një asist për golin e dytë dhe të përmbysjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *