VIDEO: 20 vjet pritje, shihni reagimin e Sarrit kur merr medaljen e Europa League!

Maurisio Sarri më në fund e fitoi një trofe në karrierë e tij. Trajneri italian ka më shumë se 20 vite që drejton skuadra dhe pavarësisht se ka bërë punë të shkëlqyer, nuk ia ka dalë që të triumfojë. Strategu italian ishte shumë pranë fitimit të një trofeu gjatë këtij sezoni, por u mposht në finalen e Carabao Cup nga Mançester Siti.

Por sot, ishte dita me fat e Sarrit, i cili i dha Çelsit të tij trofeun e Europa League. Italiani rreshtoi skuadrën më mirë se rivali i tij Emeri dhe me meritë triumfoi 4-1, duke fituar trofeun e parë në karrierë. Kur Sarri merr medaljen, nuk i beson syve që më në fund e fitoi një trofe, duke e parë disa herë me kujdes. Ky moment, nuk mund t’iu shpëtonte kamerave në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *