Vidal mund të largohet, e duan Interi e Junajtid

 

Çështje bëhet serioze, sepse tashmë Bajerni ka dy oferta mbi tavolinë. Varet edhe se çfarë do të ndodhë me portugezin Sançes

Mesfusha e Bajernit për sezonin e ardhshëm është e kompletuar në detaje. Tiago Alkantara, Havier Martinez, Arturo Vidal, Korentin Toliso, Sebastian Rudi dhe Renato Sançes janë lojtarë të cilët zënë tre pozicionet para mbrojtjes, ndërkohë që edhe Hames Rodrigez, i huazuar këtë verë nga Real Madridi, mund të luajë si 10-sh apo 8-sh. Karlo Ançeloti ka gjithçka: shpejtësi, dinamikë, forcë, fantazi, teknikë, etj. E gjitha kjo situatë ka krijuar një konkurrencë të madhe, që mund të çojë në largimin e yjeve. Të vetëdijshëm se vitin e ardhshëm do të luajnë pak, ata mund të pranojnë ofertat.

Dihet që Renato Sançes ka shanse për t’u huazuar te Hofenhajmi ose Milani, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që edhe të shitet përfundimisht te “Djalli”. Megjithatë, largimi i papritur mund të jetë ai i Vidalit. Gazeta britanike “Daily Star” shkruan se Mançester Junajtid me trajnerin Zhoze Murinjo po e ndjekin me kujdes mesfushorin, të cilin mund ta tundojnë për t’u larguar. Vidal ka edhe dy vite kontratë në “Allianz Arena”.  Sakaq, përveç “Djajve të kuq”, interes për ish-yllin e Juventusit ka edhe Interi. Klubi zikaltër ka gati 60 milionë euro për të, një shifër me të vërtet shumë e lartë, edhe pse po flasim për një lojtar 30-vjeçar. Lajmet për interesimin e Interit, madje, janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Vlerat e “Mbretit Arturo” dihen, sepse në ndeshje të mëdha gjithmonë e tregon veten me mentalitetin e tij të fortë. Bajerni nuk mund t’ia falë vetes që t’i largojë të dy mesfushorët, edhe pse është thënë se merkatoja e rekordmenëve nuk ka përfunduar ende.

Plani

Duke u bazuar në ato që raportojnë mediet gjermane, plani i Bajernit është i qartë. Vidal nuk do të largohet nga skuadra dhe madje mund t’i rinovohet kontrata, ndërsa Sançes me shumë mundësi do të huazohet te Hofenhajmi. Kjo do të thotë se skuadra do të ndryshojë shumë pak, sepse Toliso nuk do ta nisë si titullar sezonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *