Shifrat e çmendura, Nejmar “falimenton” PSG-në

Babai i sulmuesit, pas bisedës me drejtuesit e Barcelonës, ka mbyllur gjithçka me parisienët. Edhe Sançez në Paris

Nuk ka më dilema, Nejmar do të jetë blerja më e madhe e kësaj vere. I ati i sulmuesit është takuar me drejtorin sportiv të PSG-së, Artero Henrike, për të finalizuar transferimin. Sipas gazetës “Marca”, ky transferim do të zyrtarizohet shumë shpejt. PSG-ja do të depozitojë 222 milionë euro në arkën e Barcelonës, aq sa lojtari ka klauzolën. Transferimi do të bëhet i mundur nëpërmjet sponsorit “Qatar Airways”. 25-vjeçari do të firmosë për gjashtë vite në Paris, me pagë 557 mijë euro në javë. Kostoja totale e operacionit do të jetë 392 milionë euro, duke marrë parasysh se 178 milionë euro parashikohet paga e lojtarit gjatë viteve të kontratës së parë. Dje, drejtuesit e Barcelonës u përpoqën ta bindnin menaxherin, domethënë të atin e Nejmarit, por asgjë nuk ka ndryshuar.

Treshe “NCS” – “Le Parisien” shkruan se Aleksis Sançez do të jetë lojtari tjetër që PSG-ja thuajse ka blerë. Kiliani, i cili do të firmosë për katër vite në Paris, do të paguhet 300 mijë euro në javë. Sulmuesi 28-vjeçar këtë javë është takuar me agjentët e tij dhe me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrike, për të biseduar detajet e fundit. Oferta për Arsenalin do të jetë mbi 40 milionë euro. Arsene Venger besohet se do të pranojë, pavarësisht se ka deklaruar që lojtari i tij nuk do të lëvizë nga Londra. Atij i intereson që lojtari i tij kryesor të mos shitet te Mançester Siti, një skuadër rivale në kampionatin anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online