Pjesëmarrja evropiane, në Ballkan vetëm tre lëmë pas!

Analiza / Në Ballkan, vetëm Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Kosova janë më keq se sa ne. Edhe pse, Shkëndija shqiptare nderon Maqedoninë. Vitet e tjera kemi qenë më mirë

Ka mbetur vetëm Skënderbeu dhe ishte ajo që nuk uronim… Jo sepse skuadra korçare nuk na nderoi, por sepse do të mbajë “peshën” e futbollit shqiptar, në një verë që nisi dhe mbaroi shumë shpejt në arenën ndërkombëtare për Partizanin, Tiranën dhe Kukësin. Fatmirësisht, ka mbetur skuadra gjashtë herë kampione radhazi, me shpresën që edhe Mlada Boleslavi do të kalohet. Sigurisht, edhe një tjetër ekip shqiptar vazhdon më tej, por Shkëndija e Tetovës, fatkeqësisht, përfaqëson futbollin maqedonas, që mbahet fort me një ekip në Champions (Vardari i Shkupit) dhe një në Europa League (Shkëndijën e Tetovës). Kështu, duke hedhur një sy në Ballkan, kuptohet se më keq se sa Shqipëria, këtë edicion të Europës, kanë bërë vetëm Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, që aktualisht s’kanë asnjë skuadër ende në garë. Kroacia paraqitet me katër ekipe, ashtu sikurse Greqia, ndërsa më pas vjen me 3 Rumania. Pas tyre, me nga dy ekipe ende në garë janë Bullgaria, Serbia, Maqedonia, Turqia dhe Sllovenia. Në këto katër vitet e fundit, kurrë s’kishim qenë kaq keq.

Ballkani në Kupa (turi i tretë)

Shteti           Champions        Europa League

Shqipëria                    0                         1

Kosova                       0                          0

Mali i Zi                      0                          0

Bosnja                        0                          0

Maqedonia                1                           1

Kroacia                       1                           3

Serbia                         1                           1

Rumania                     1                           2

Bullgaria                     1                           1

Sllovenia                    1                           1

Greqia                         1                           3

Turqia                         1                           1

Vetëm një ekip kaloi të paktën 1 tur

Sezoni 2012-2013

Tirana (kalonte në tur të dytë E.League)

Skënderbeu (eliminohet në tur të dytë Champions)

Teuta (eliminohet në tur të parë E.League)

Flamurtari (eliminohet në tur të parë E.league)

2017-2018

Skënderbeu (duhet të luajë turin e tretë të E.League)

Kukësi (u eliminua në turin e dytë të Champions)

Partizani (u eliminua në tur të parë E.League)

Tirana (u eliminua në tur të parë E.League)

Dy ekipe kaluan të paktën 1 tur

Sezoni 2013-2014    

Skënderbeu (shkoi deri në play off E.League)

Kukësi (shkoi deri në play off E.League)

Laçi (u eliminua në tur të parë E.League)

Teuta (u eliminua në tur të parë të E.League)

2014-2015

Flamurtari (shkoi deri në tur të dytë të E.League)

Laçi (shkoi deri në tur të dytë të E.League)

Skënderbeu (u eliminua tur të dytë Champions)

Kukësi (u eliminua në tur të parë E.League)

2015-2016

Skënderbeu (shkoi deri në grupet e E.League)

Kukësi (shkoi deri në tur të tretë të E.League)

Partizani (u eliminua në tur të parë E.League)

Laçi (u eliminua në tur të parë E.League)

2016-2017

Partizani (shkoi deri në play-off të E.League)

Kukësi (shkoi deri në tur të dytë të E.League)

Teuta (u eliminua në tur të parë të E.League)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online