Vidal: E di sa vlej, e lë Bajernin për ekip më të mirë

Në Gjermani e bëjnë të sigurt: Arturo Vidal do të largohet nga Bajerni i Mynihut këtë verë, për shkak se është shansi i fundit për të fituar prej tij. Kiliani nis vitin e fundit të kontratës dhe Bajerni nuk dëshiron të rinovojë, ndaj në 2019do ta humbiste falas.

Vetë Vidal ka folur për La Prensa Austral, në lidhje me të ardhmen e tij: “Kam ende një vit kontratë dhe jam shumë i qetë. E di sa vlej si futbollist dhe di t’i luaj ndeshjet e rëndësishme. Për këtë arsye, sa herë hapet merkatoja, vijnë oferta të rëndësishme për mua. Gjithsesi, nuk kam pse nxitohem, dua ta marr me qetësi. Si zakonisht, merret agjenti im me gjithçka. Unë do të mundohem të pushoj dhe të riaftësohem sa më mirë, pastaj do të shoh nëse do ndërroj ekip apo jo. Rëndësi ka të jem në formë për sezonin e ardhshëm”.

E kërkon Napoli, flitet në Itali, pasi Vidal është i preferuari i Ançelotit, me të cilin njihet mirë. Megjithatë, Vidal nuk del hapur: “Nëse do ndryshoj skuadër, do ta bëj për të gjetur diçka më të mirë. Dua të luftoj për të fituar Champions League, të fitoj tituj dhe të arrij gjëra të rëndësishme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *