Luiza Gega shkëlqen në Romë, rekord kombëtar

Luiza Gega vijon të shkëlqejë, sepse atletja kuqezi theu rekord kombëtar në 3000 mijë metra me pengesa sot në Diamond League, në Romë.

Gega u rendit e nënta mes 22 garueseve, duke qenë garuesja më e mirë europiane dhe duke thyer me 4 sekonda rekordin e mëparshëm në këtë garë, ndërsa regjistroi dhe kohën më të mirë të këtij viti për një atlete europiane.

Sportistja jonë ndali kronometrin në 9 minuta e 22 sekonda, duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme me 9 minuta e 26 sekonda e 5 të qindtat, që përbën njëkohësisht dhe një rekord të ri kombëtar.

Gega nuk mundi të marrë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme të Diamond League vetëm për një pozicion, pasi u rendit e nënta, por gjithsesi mundi të lërë pas 12 kundërshtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online