Verderi mund Hertën, Rashica as në stolin e rezervave

0

Milot Rashica nuk ka marrë pjesë në fitoren 3-1 të Verder Bremenit ndaj Hertës së Berlinit. Sulmuesi i përfaqësueses kosovare nuk ishte grumbulluar nga trajneri Florian Kohlfeld. Një vendim ky ka lënë shumë tifozë të çuditur, pasi Rashica ishte kthyer prej muajsh në një lojtar stabël në ndeshjet e Verderit,

Futbollisti 22-vjeçar e filloi mjaft mirë sezonin e tij të dytë me Verderit, teksa i dha tri pikët skuadrës së tij me golin që shënoi nga një  goditje dënimi në transfertën ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit. Por, mesa duket kosovari s’do ta ketë aq të lehtë për të marrë minuta.

Konkurrenca tek ekipi i Verderit është shumë e madhe dhe Rashicës i duhet të luftojë për një vend me formacion me lojtarë të një niveli të lartë si japonezi Juja Osako, austriaku Florian Kainc ose ish-lojtari i kombëtares gjermane Robi Kruze.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.