VIDEO | Tifozët i kujtojnë gafën me Ronaldinjon, Simën reagon në stil

Roli i portierëve është tepër delikat, sepse nëse kryen pritje deçizive, ke kryer detyrën, ndërsa nëse gabon, të gjithë të kritikojnë dhe nuk e harrojnë gabimin e bërë. Diçka e tillë vazhdon të përndjekë ish-portierin e Liverpulit, Karius, i cili kreu dy gafa në finalen e Champions kundër Realit të Madridit.

Një episod i pakëndshëm i ka ndodhur dhe ish-portierit të Anglisë, Devid Simën, i cili mbahet mend për gafën në golin e Ronaldinjos, në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të vitit 2002. Majkëll Ouen kalonte “Tre Luanët” në avantazh, ndërsa Rivaldo barazonte rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ndodhte dhe episodi i veçantë, ku Ronaldinjo shkelmonte një goditje dënimi, duke shtangur Simën, i cili nuk e priste fare një goditje në portë.

Nga ai moment kanë kaluar 16 vite, por tifozët nuk përtojnë kurrë të ironizojnë me portierin, i cili u aktivizua për 13-të sezone me ekipin e Arsenalit. 55-vjeçari ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s, kur disa tifozë kanë filluar të brohorasin: “Ronaldinjo, Ronaldinjo!”.

Ish-portieri, i cili ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, në fillim e ka marrë me sportivitet diçka të tillë, por nuk ka nguruar t’iu tregojë gishtin e mesit atyre, siç shihet dhe në video. Më pas ai ka shpërthyer në të qeshura, pavarësisht se nuk i pëlqen kur njerëzit i kujtojnë akoma një gabim, që ka ndodhur përpara 16 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online