Vdekja e boksierit hap debat në Zelandën e Re, mjekët bëjnë thirrje për ndalimin e sportit

0

Zelanda e Re është përfshirë në një debat mbi ligjshmërinë e sportit të boksit. Debati u hap pas vdekjes së një boksieri 37-vjeçar më 7 nëntor në një ndeshje fitimet e së cilës do të shkoni për bamirësi.

Shoqata e mjekëve të Zelandës së Re lëshoi një komunikatë për shtyp, ku i kërkoi qeverisë ndalimin e menjëhershëm të sportit të boks në territorin e e Zelandës së Re, pasi boksi sipas tyre dëmet që pësojnë praktikuesit e këtij sporti janë të shumta, ku më të shpeshtat janë ato që sjellin çrregullime në sistemin nervor.

Daniel Pirson, boksieri që ndërroi jetë

E shpejtë ka qenë dhe përgjigja e shoqatave të boksit në Zelandën e Re, që kanë cilësuar këtë komunikatë si qesharake, pasi në çdo sport ndodhin dëmtime fatale, megjithatë s’do mend që në boks këto janë shumë të shpeshta, pasi që prej vitit 1995, 500 boksierë kanë vdekur në ring.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.