Vazhdojnë “dhimbjet e kokës” për Guardiolën, ylli anglez dëmtohet me kombëtaren

0

Sezoni i ri filloi me një goditje të madhe për kampionët e Anglisë. Mesfushori belg Kevin De Brujn pësoi një dëmtim të rëndë në gju, që pritet ta mbajë larg fushave të blerta deri në muajin qershor, por fatkeqësisht për skuadrën e Pep Guardiolës, një tjetër lajm i keq vjen nga kampi stërvitor i kombëtares angleze.

Sulmuesi anësor, Rahim Stërling, është dëmtuar gjatë stërvitjes së sotme dhe ka lënë menjëherë grumbullimin. Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një dëmtim në muskujt e shpinës, por do të duhen analizat elektromagnetike për të përcaktuar saktësisht kohën e riaftësimit të 23-vjeçarit.

Mungesa e Stërling do të ishte një goditje shumë e fortë për ekipin e Guardiolës, pasi sulmuesi anglez ka qenë një ndër lojtarët më në formë në këtë filim sezoni me 2 gola dhe një asist në tre takimet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.